Arbëri

Riorganizimi i trafikut në disa rrugë krijon kaos në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka bërë riorganizimin e lëvizjes në trafik në disa rrugë, derisa të realizohet faza e parë e projektit “Bashkimi i Qytetit”. Por, këto ndryshime kanë krijuar kaos.

Gjatë së hënës kanë reaguar Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, subjekti opozitar LDK dhe vetë qytetarët me arsyetim se një ndryshim i tillë i qarkullimit nuk është pëlqyer nga askush. Në njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt sqarohet se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi në një segment të rrugës “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën urbane “Latif Hasani”.

Gjithashtu në njoftim thuhet se në rrugën urbane “Tahir Sinani” do të bëhet ndryshimi i përkohshëm i qarkullimit në trafik, pikërisht prej hyrjes kryesore të Kishës ortodokse e deri tek kryqëzimi nga ana e hekurudhës qarkullimi i automjeteve do të bëhet në të dyja kahe. “Në rrugën njëkahore ”William Walker” do të ndalohet qarkullimi në trafik, mirëpo për nevojat e bizneseve që veprojnë në këtë rrugë automjetet e tyre mund të qarkullojnë nga rruga “12 qershori”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)