Policia e Kosovës njoftoi të hënën se nga e marta do të mbyllet njëri shirit rrugor, prej kryqëzimit me rrugën “Emin Duraku” deri të kryqëzimi me rrethrrotullim, te stacioni policor në Ferizaj.
Sipas njoftimit, mbyllja do të fillojë në orën 07:00, deri në përfundimin e punimeve në implementimin e projektit “Rikonstruktimi i rrugës Ahmet Kaçiku”.
“Komunikacioni në këtë pjesë do të zhvillohet në një drejtim. Veç shenjave paralajmëruese për orientim të shoferëve, që do të vendosen nga punëkryesi, Policia Rajonale e Ferizajt, me fillim të zhvillimit të punëve ndërtimore, do të kujdeset për mbarëvajtjen dhe sigurinë në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar të hënën që shoferët t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të punimeve.
-
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë – Ferizaj
-
Prej të shtunës mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
Mbyllen për qarkullim dy rrugë në Ferizaj
-
Mbyllet sot dhe nesër rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë
-
Të premten e të shtunën mbyllet për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë