Mungesa e trajnimeve cilësore nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), si dhe përpjekja e komisionerëve për ta deformuar vullnetin e votuese duke mbështetur kandidatë të caktuar, po shihen si arsye që kanë çuar në rinumërim të dhjetëra kutive, shkruan sot Koha Ditore.
Nga 145 kuti që janë numëruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hënën që të rinumërohen edhe 280 të tjera për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike. Ndërkaq 145 kuti janë numëruar më herët, që në total i bie rreth 17 për qind e të gjitha vendvotimeve.
Vëzhgues të proceseve zgjedhore nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ky numër të rritet.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Elezi: Varësisht prej gjetjeve, rinumërimi mund të zgjerohet edhe në vendvotime të tjera
-
Përfundon rinumërimi i 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime
-
Rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit, procesi pritet të përfundojë pasdite
-
Edhe tetë kuti të panumëruara, KQZ-ja paralajmëron përmbylljen e procesit sot
-
Rinumërimi i 10% të votave mund të nisë gjatë vikendit