Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste, nga të cilat rezultoi se kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk i takon mandati i deputetit. Partia Socialiste arrin të ruajë mandatin e 18-të në Tiranë.
“Beteja” votë për votë në secilën kuti u zhvillua për shkak se PDIU pretendonte se e kishte fituar mandatin e Idrizit që ka humbur për 37 vota, por nga rinumërimi rezultoi se ai ka marrë 5 vota më shumë se 25 qershori.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis rinumërimi i 64 kutive në Tiranë, Shpëtim Idrizi për 37 vota s’u bë deputet
-
Gabim me votat e PDIU, por Idrizi ende larg mandatit
-
Në Shqipëri numërohen 99.6 për qind të votave, PS-ja mbetet me 74 mandate
-
Vazhdon numërimi në Shqipëri, PS-ja aktualisht ka 73 mandate
-
Erion Veliaj fiton Tiranën me 94.21% të votave