Arbëri

Rinia e PDK-së në Lipjan shpërndajnë fletushka për t’i dalë në mbrojtje stafit të emergjencës

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Lipjan nëpërmjet një aktiviteti, të premten, kanë shpërndarë fletushka para emergjencës dhe komunës së Lipjanit për t’i dalë në ndihmë stafit mjekësor të cilët janë fyer e kërcënuar një javë më parë nga familjarët e kryetarit të komunës, duke kërkuar trajtim më special në dhomën personale të mjekut.

Ndërkohë në këtë fjalosje ishte i përfshirë edhe vet kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti. Rinia e PDK-së, një fletushkë të tillë ia kanë dërguar edhe kryetarit të komunës Imri Ahmeti.

Arxhend Tasholli këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së gjatë këtij aktiviteti me të rinjtë e kësaj partie, ka thënë se janë treguar të gatshëm që t’i ndihmojnë qytetarët dhe të tregojnë një respekt dhe një mirësjellje ndaj stafit mjekësor në emergjencën e QKMF-së të cilët punojnë 24 orë në shërbim të qytetarëve, raporton Koha Ditore.

“Ne po shpërndajmë fletushka në mbështetje të atyre që shpëtojnë jetë! Asamblistët i ofruam mbështetje dhe përkrahje Rinisë që të tregojmë respekt ndaj stafit mjekësor që kujdesën për shëndetin e të gjithëve”, ka thënë Tasholli.

Ndërkaq, në këto fletushka, midis të tjerash thuhet se roli kryesor i Mjekut dhe Infermierit është promovimi i shëndetit, parandalimi i sëmundjeve, ndihmojnë të sëmurët dhe i japin ndihmë lehtësuese në situatat e sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme.

“Të drejtat e profesionistëve shëndetësorë dhe të drejtat e qytetarëve për një qasje të barabartë gjatë kujdesit shëndetësore në Republikën e Kosovës janë të rregulluara me ligj. Të gjithë banorët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor. Sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 neni 6 'Ndalohet puna e detyruar ose e dhunshme dhe çdo lloj kërcënimi ndaj punëtorit (profesionistit shëndetësor) . Sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 neni 5 ' Ndalohet çdo lloj diskriminimi në profesion dhe punësim”, thuhet midis të tjerash në fletushkë.