Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ringrohet moti në Kosovë

Temperaturat e ajrit në Kosovë, sipas parashikimit të meteorologëve, do të zbresin pak nën vlera mesatare, por në fundjavë sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 7C, e maksimalet do të zbresin nga 18C në 13C, e në fundjavë parashihet të rriten deri në 20C.

26.10 - Mot kryesisht me diell. Gjatë ditës më ngrohtë.

27.10-28.10 - Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët.

Sipas Prishtina Weather, shtypja atmosferike do të zbresë në vlera normale, mirëpo shumë shpejtë do të shënojë rritje mbi këto vlera.