Komuna e Prizrenit po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatrat e kësaj ane.
Zyrtarët e lartë komunalë po thonë se po mundohen që t’u krijojnë kushte të mira jetese banorëve të kësaj komune. Sipas RTK-së, një investim i fundit infrastrukturor është bërë në fshatin Nashec.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë milion e gjysmë euro është shuma e mjeteve që ka investuar Komuna e Prizrenit në rregullimin e rrugëve të fshatit Nashec. Fshati, i cili dikur njihej për turizëm, po mundohet ta rikthejë përmes investimeve namin e dikurshëm.
Komuna madje nuk e ka ndërmend të ndalet këtu kur është në pyetje krijimi i kushteve të mira për jetesë të banorëve, pohon kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja.
‘’Qytetarët e Komunës së Prizrenit e kanë mundësinë që lirshëm të lëvizin në gjithë territorin e komunës, që përbëhet nga 74 fshatra me një sipërfaqe mbi 640 kilometra katrorë. Është sipërfaqe e madhe, por falë rrugëve të shtruara mund të arrijnë në cak qytetarët’’, tha Muja.
Ndërkaq, banorët e fshatit Nashec po shprehën të kënaqur me investimet e bëra aty. Ndonëse kërkesat për kushte më të mira jetese nuk janë ndalur asnjëherë. Kryetari i fshatit, Shukri Cuni, përmend projektet që janë realizuar e që kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, kanalizim e të tjera.
“Është 1600 metra rruga që lidhet me lagjen Hajzeraj. Kësaj i është vënë edhe shtresa e dytë, diku vlera e investimeve është 200 mijë euro. Kemi bërë inaugurime të rrugicave dhe rrugëve në rreth 59 mijë metër katrorë. Mbi një milion euro investime janë bërë në infrastrukturë”, tha Cuni.
Komuna e Prizrenit e ka në plan që Nashecin ta bëjë pikë turistike joshëse për vizitorë, i cili dikur njihej me pushimoren e tij e që për shkak të luftës së fundit ajo ishte dëmtuar dhe nuk është vënë në funksion as sot e kësaj dite. Në Drejtorinë e Turizmit madje rikthimi i pushimores është paraqitur si propozim, e që pritet të marrë dritën jeshile nga ekzekutivi.