Këto objekte që vite më parë shfrytëzoheshin si pushimore të fëmijëve, tani, në rast nevoje, do të shërbejnë si karantinë për personat që po bëjnë vazhdimisht kërkesë të kthehen në Kosovë.
Secili kosovar që hyn në vend është i obliguar të qëndrojë 14 ditë në karantinë, aq sa zgjat periudha e inkubacionit për COVID-19, raporton KOHA.
Objekti që është përgatitur tashmë nga Komuna e Prizrenit gjendet në fshatin Nashec.
Të gjitha investimet kanë qenë nga buxheti i Komunës, e vlera e tyre shkon deri në rreth 10 mijë euro.
E, bashkëpunim ka ofruar edhe Policia e Kosovës.
Por, komuniteti i fshatit Nashec ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur shqetësimin se Komuna deri tani nuk ka bërë aty asnjë investim, e tash po i rrezikon banorët duke e kthyer objektin në karantinë.
“Qytetarët janë shumë të revoltuar me këtë vendim dhe do bëjnë të pamundurën që pushimorja të mos shfrytëzohet për karantinë”, thuhet në reagim.
Edhe
Komuna e Prizrenit e bën gati pushimoren e Nashecit si vendkarantinë të mundshme
Ndërkohë, sipas Nismës Socialdemokrate në Prizren, Komuna është dashur të marrë pëlqim nga banorët por, gjithashtu, sipas kësaj partie, vendi nuk i plotëson kushtet për karantinë sepse janë disa shtretër në një dhomë dhe banjat janë të përbashkëta.
Pas konfirmimit të rastit të dytë me Covid-19 në këtë komunë, një mjek i shërbimit urgjent tashmë është izoluar dhe është në pritje të rezultatit të testimit.
Drejtori i Emergjencës në Prizren, Gylgjan Hasani, tha se po kujdesen edhe për personat që janë vetizoluar dhe se për momentin janë të pajisur mjaftueshëm me pajisje mbrojtëse.
-
Komuna e Prizrenit me projektin 250 mijë eurosh synon tërheqjen e vizitorëve në Nashec
-
Opozitarët e Prizrenit kërkojnë krijimin e fondit lokal për mbështetjen e qytetarëve dhe të bizneseve
-
Ish-pushimorja në Nashec shndërrohet në Qendër për mbrojtjen e fëmijëve
-
Ndryshohen masat anti-COVID, hiqen maskat në ambientet e jashtme