Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rikujtohen 78 martirët e masakrave serbe në Poklek e Çikatovë

Në Poklek e Çikatovë të Drenasit janë rikujtuar sot 78 martirët e masakrave serbe, që ndodhen 19 vjet më parë.

Për t’i nderuar ata ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në masakrën që kryen forcat paramilitare serbe në Poklek u vranë 54 anëtarë të familjeve Muqolli dhe Elshani, shumica prej të cilëve ishin gra, fëmijë e pleq, ndërsa në Çikatovë, po të njëjtën ditë, forcat serbe masakruan 24 qytetarë, po ashtu gra, fëmijë e pleq.

“Në Poklek dhe Çikatovë, për t’i nderuar martirët e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook, pas homazheve që u bëri varrezave të këtyre martirëve.

Image