Drejtori për Hekurudhat në Maqedoninë e Veriut, Orhan Murtezani, ka njoftuar për rikthimin e linjës së trenit Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas.
Kjo linjë do të nisë më 9 mars, ditë e hënë.
“Nga data 9 mars, (e hënë) rikthehet në qarkullim treni i udhëtarëve në relacion Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas. Orari i trenave mbetet i njëjti si më parë. Nisja nga Shkupi do të jetë në orën 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në orën 19:10. Ndërsa Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në orën 07:10, kurse pritet të mbërrijë në Shkup në orën 09:52”, ka shkruar Murtzani në facebook.
Ndërkaq, ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, shton se rivendosja në itinerar të trenit në fjalë, pritet të shtojë dukshëm lëvizjet е udhëtarëve, aq më shumë, siç thuhet në njoftim, “kur kemi parasysh nevojat e përditshmërisë që kanë qytetarët, si dhe lidhjet farefisnore të njerëzve në të dyja anët e kufirit”.
-
Shtrenjtohen biletat për Shkup, Tiranë e Ulqin, paralajmërohet edhe për Evropë
-
Pas rrëshqitjes së gurëve, lirohet rruga për qarkullim të trenit në linjën Pejë-Prishtinë
-
Trafiku Urban dhe transportuesit privatë i kthehen punës nesër
-
Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Prishtinë
-
Njoftohet për dakordimin e orarit të ri të qarkullimit për furnitorët në Prishtinë