Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari është shprehur se krijimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë pritur me vite të tëra.
Për këtë ditë, sipas tij më meritorët janë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, transmeton kp.
“Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua, dhe ne si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, ishalla e gëzojmë, ishalla gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Epopeja e UÇK-së, Jashari thërret për unitet: Dhimbjen e hodhëm sepse liria i mund të gjitha
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Kurti në Ditën e Veteranit: Ju lumtë pushka luftëtarë
-
Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së
-
“Simboli i lirisë”, udhëheqësit nderojnë familjen Jashari