Riatdhesohen të tjerë shtetas shqiptarë nga Franca, të cilët kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Nëpërmjet një charteri nga Franca, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë nga Lille, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së, transmeton oranews.
Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
-
Riatdhesohen 100 shtetas shqiptarë azilkërkues në Francë, Belgjikë e Gjermani
-
Riatdhesohen 104 shtetas shqiptarë, që shkelën rregullat e qëndrimit në BE
-
Riatdhesohen 32 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë e Belgjikë
-
Kishin kërkuar azil në BE dhe Angli, riatdhesohen 112 shqiptarë
-
Franca ua refuzon azilin 29 shqiptarëve, deportohen edhe 17 të tjerë