Rezonancës magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë ndërruar spiralet për të parën herë.
Spiralet janë pjesë përbërëse e rezonancës magnetike, krijojnë dhe pranojnë sinjale, të cilat transformohen në imazhe.
“Nga buxheti i saj, në përputhje me kërkesën e Klinikës së Radiologjisë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka ndarë mjete për blerje të tri spiraleve me kualitet të lartë: për qafë, bark dhe krah”, thuhet në një kumtesë për media.
QKUK nuk ka ofruar më herët shërbime të rezonancës magnetike për kraharorin të cilin do ta ofrojë brenda pak ditësh.
Radiologjia po transformohet në një klinikë moderne.
Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë ndarë një buxhet të konsiderueshëm rreth investime kapitale këtë vit për Klinikën e Radiologjisë, gjersa rezonanca e dytë magnetike, bashkë me Tomografinë e Kompjuterizuar (CT) 16 shtresore, të blera së fundmi, do të instalohen shumë shpejt.
-
QKUK me rezonancë të dytë dhe CT të re
-
Deri në mbi tre muaj pritje për një rezonancë magnetike në QKUK e dy spitale të tjera
-
Katër muaj pritje për rezonancë magnetike në QKUK
-
Për ta bërë një rezonancë në QKUK duhet pritur deri në gusht të 2023-s
-
Deri në 10 muaj lista e pritjes për rezonancën magnetike në QKUK