Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq ka deklaruar sot se Rezoluta për lirimin pa kusht të Ramush Haradinajt miratuar dje, përmban edhe kërkesën për ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe për këtë arsye, sipas tij, ajo është një lloj presioni politik ndaj BE-së, transmeton koha.net.
Rashiq për agjencinë Beta ka thënë se Rezoluta megjithatë nuk është detyruese ndërsa në të mungojnë kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me suspendimin e urdhër arresteve të Serbisë për personat e dyshimtë.
"Deputetët kanë thënë se rasti Haradinaj në të vërtetë është çështje juridike. Në BE nuk mund të përzihen çështjet politike e juridike, dhe, prandaj ka pasuar menjëherë reagimi i BE-së në kundër Rezolutës së Parlamentit të Kosovës. Deputetët me këtë Rezolutë në fakt përpiqen që politikisht të veprojnë në sistemin juridik i cili në BE është i pavarur n vendimmarrje", ka thënë Rashiq.
Sipas fjalëve të tij, reagimi i Brukselit tregon qartë se nuk e ndihmon afrimin e Kosovës në BE dhe për këtë arsye BE e ka ftuar Prishtinën ta vazhdoj dialogun me Beogradin.
-
Rashiq: Serbët iu nënshtruan presionit e shantazhit nga Lista Serbe
-
Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses mund të çojë në bllokadë të re
-
Rashiqi vlerëson se Kuvendi nuk është i konstituuar
-
Rashiq: Kuvendi nuk është konstituuar, pres masë të përkohshme nga Kushtetuesja
-
Rashiqi pret që në takimin e 2 majit të ketë propozime për draft-statutin e Asociacionit