Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rezolutë për sanimin e gjendjes në energjetikë

Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me shumicë votash sot është miratuar rezoluta e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me sektorin e energjitikës dhe termocentralet "Kosova A" dhe "Kosova B"

Rezoluta kërkon:

- Qeveria brenda 2 javëve në bashkëpunim me menaxhmentin e Korporatës Elektroenergjitike të hartojë planin e masave për reagimin emergjent dhe afatgjatë në sigurimin e prodhimit të energjisë.

- Zyra e Rregullatorit të Energjisë të mos pranojë kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga kompania KEDS-KESCO.

- Qeveria e Republikës së Kosovës të iniciojë sa më shpejt rindërtimin e termocentralit “Kosova A”.

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me KEK-un të përshpejtojë planin e remontit të termocentralit “Kosova B”.

Edhe Qeveria miraton projektligjin për energjinë Arbëri 3 muaj më parë Qeveria miraton projektligjin për energjinë

- KOSTT të realizojë kontraktimin e energjisë elektrike me Shqipërinë për periudhë afatgjatë.

- Qeveria të marrë masa urgjente dhe t’i aplikojë ato për stabilizimin e prodhimit të qymyrit – sanimi i ndërtimit të kundërligjshëm në Shipitullë.