Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në fillimit të vitit 2021.
Rexhepi është në listën e deputetëve që i kanë kundërshtuar disa vendime të partisë. Ai nuk e kishte votuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
“Në zgjedhjet të cilat po afrohen zgjedhjet që janë në prag unë nuk do jem kandidat për deputet por iu falënderoj për bashkëpunimin” , tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sibel Halimi e LDK-së heq dorë nga kandidimi për deputete
-
Abelard Tahiri nuk do të kandidojë për deputet
-
Haziri për bashkëpunimin me LVV-në: S’kemi pranuar ftesë por duhet stabilitet institucional
-
Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave personale
-
Hamza fton qytetarët të dalin në votime: Sot vendoset për katër vitet e ardhshme