Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rexhaj: Rezultatet e PISA-s reflektim i problemeve të rënduara në arsim

Xhavit Rexhaj, ekspert i arsimit, në Rubikon të KTV-së ka thënë se rezultatet e PISA-s tregojnë problemet e rënduara në arsim.

“Konsideroj se rezultatet e PISA-s janë reflektim i problemeve të rënduara në arsim dhe për këtë nuk ka reagim në Kosovë”, ka thënë Rexhaj.

Ai thotë se gjendja e rënduar është edhe brenda MASHT-it.

“Në arsimin kosovar ndodh një garë e përqudshme, është një projekt jashtëzakonisht i paarsyeshëm. Kemi tekste që dalin të jenë pacilësi, kush jep përgjegjësi për këtë. Gjendjen në MASHT e kemi të rënduar, që është koka e arsimit e njerëzit nuk flasin ndërmjet vete dhe kjo doemos reflektohet edhe tjetër kah. E gjendja e rënduar është edhe në inspeksion”, u shpreh ai.

Rexhaj shtoi se tashmë janë grumbulluar problemet por duhet të veprohet urgjentisht.

“Kemi një situatë që ka shkuar duke u grumbulluar dhe duke u përkeqësuar në arsimin kosovar. Ne duhet ë reagojmë vazhdimisht, e PISA është vetëm njëra nga të këqijat. E duhet të veprojmë përndryshe situata po shkon vetëm duke u rënduar”, tha Rexhaj.

Artikuj të ngjashëm