Blerim Rexha, profesor në Fakultetin e Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës, thotë se në Kosovë padrejtësitë dhe anshmëritë kanë bërë që në vend njerëzit më të mençur të mos punojnë në institucione publike.
Sipas tij, dallaveret në punësime e avancime të ndryshme kanë bërë që studentët më të mirë në vend të mos e gjejnë veten në Kosovë dhe të mendojnë për jetën jashtë vendit.
“Ikja jashtë vendit është problem që prek edhe fakultetin tonë, edhe programin e inxhinierisë kompjuterike. Studentët më të mirë kanë tendencë të kryejnë masterin jashtë. Është përgjegjësi e shtetit dhe shoqërisë që të bëjnë çmos që të rinjtë të gjejnë veten në tregun tonë. Çudi se si shohim këtë ngarendje pas autostradave e ndërtimeve e lëmë anash cilësinë e arsimit dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë ai në “Deskun” e KOHËS. “Thuajse i gjithë truri i Kosovës, nëse kjo qasje nuk ndërron, do të zbrazet”.
“S’janë më të mençurit e Kosovës që punojnë në institucione publike. Më të mençurit punojnë në institucione private apo jashtë. S’mund të përgjithësojmë, por shumica janë ashtu”, ka shtuar ai duke theksuar se kjo bëhet për shkak që në institucionet publike u jepet përparësi lidhjeve farefisnore.
-
Rexhaj: Arsimi menaxhohet në mënyrë të gabuar, askush s’merret me shkolla
-
Gërguri: Te ne ka informacione që s'e kanë asnjë filtër, qytetarët duhet të jenë "mini gazetarë"
- Arsimi në Kosovë, fabrikë diplomash që po varros dijen
-
Kosova humb mbi 30 mijë studentë në pesë vjet
-
Rexhaj për deputetët: Me diploma qëndrojnë mirë, me performancë dobët - Kuvend i varfër