Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Revidohet projekti i banesave në Prizren, shkaku i problemeve të qasjes fizike

Prizren, 21 mars – Qeveria lokale e Prizrenit vite më përpara kishte realizuar projektin e ndërtimit të objekteve banesore për familjet e dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe familjeve skamnore, por që në asnjërin prek këtyre objekteve nuk janë respektuar kriteret e qasjes fizike dhe lëvizjes së lirë, që parashihen me legjislacionin në fuqi.

Për këtë arsye, ekzekutivi lokal në mbledhjen e fundit ka marrë vendimin që ta revidojë projektin për ndërtimin e banesave kolektive për familjet e dëshmorëve dhe rasteve sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesa për një gjë të tillë është adresuar nga Drejtoria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale, që është bartëse e projektit. Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, duke e lexuar këtë shkresë ka bërë të ditur se "në bazë të projektit ekzistues për ndërtimin e banesave kolektive, që janë realizuar deri më tani në Komunën e Prizrenit, do të bëhet revidimi i projektit për realizimin e banesës së re, duke paraparë qasje të objektit dhe ashensor" (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).