Shqipëria sivjet pret valë të madhe turistësh dhe ekonomia shqiptare po ngjallet, por ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka thënë se reformat në sistemin e drejtësisë janë duke bllokuar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Nëse duam të kemi të ardhme brenda Bashkimit Europian, ne e dimë se janë disa prioritete të rëndësishme dhe njëra prej tyre është reforma në drejtësi”, ka thënë Ekonomi në një intervistë për Reutersin, duke shtuar se shumica e qytetarëve dhe bizneseve e shohin si punë që duhet kryer patjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria pritet që sivjet të ketë rritje ekonomike për 3.8 për qind sipas parashikimeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por Reutersi shkruan se shteti shqiptar po përballet me problemin politik për reformat në sistemin e drejtësisë para se të mbahen zgjedhjet parlamentare në qershor të këtij viti, transmeton Koha.net.
Qindra përkrahës të Partisë Demokratike janë mbledhur në një tendë para zyrës së kryeministrit Edi Rama me kërkesë për formimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të reja, derisa Rama ka pohuar se reforma në drejtësi ka për qëllim luftimin e korrupsionit dhe se BE-ja kërkon që reformat duhet të përfundojnë para fillimit të bisedimeve.
Reutersi shkruan se Shqipëria ka pasur shpresa që sivjet do të fillojnë negociatat për BE mirëpo tani këto bisedime janë shumë larg. “Tani ky është një proces dhe nuk ka ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Ekonomi.
“Duhet të verifikoni se keni bërë disa hapa në mënyrë të mirë. Nëse jemi duke bërë mirë detyrën tonë në reformën e drejtësisë ne jemi atje. Shpresoj që të jetë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë veç të tjerash ministrja e Ekonomisë.