Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshjet e kësaj vere kanë ndikuar në rendimentin e grurit

Reshjet e kësaj vere kanë ndikuar në rendimin e grurit

Hilmi Hashani për më shumë se 50 vjet merret me bujqësi.

Ai tregon se vitin e kaluar ka mbjellë mbi 13 hektarë grurë.

Por, prej tyre ka arritur të korrë vetëm 3 mijë kilogramë për hektar.

Hilmiu tregon se gjatë viteve të më hershme mbillte deri në 30 hektarë grurë nga i cili fitonte mbi 90 mijë kilogramë.

Por, meqë edhe çmimi i grurit ka rënë, atëherë ka zvogëluar edhe sipërfaqen.

Edhe Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum Arbëri 2 j. më parë Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum

Rënia e sasisë së grurit është vërejtur edhe në pikat mbledhëse.

E në 100 kilogramë grurë standardi i hektolitrit duhet të jetë 75 kilogramë, që sipas profesorit të bujqësisë, Imer Rusinovci, në treg ka grurë nën standard.

Ulje të rendimentit tregojnë edhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë. Sipas tyre, gjatë këtij viti, janë plotësuar 62 për qind e nevojave të popullsisë.