Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu dhe bore sot në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, ndërsa në viset malore të Kosovës parashihet të bjerë borë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius.

Bora ka mbuluar vendin qe tri ditë. Reshjet e dendura kanë shkaktuar tollovi nëpër komunikacion në gjithë vendin.