Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshitaj: Vitin e ardhshëm nisë autostrada Badoc – Slivovë - Kamenicë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në ceremoninë e nisjes të ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan - Dheu i Bardhë.

“Sot në 19 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, simbolit të krenarisë, sakrificës sublime, për liri e pavarësi, po jetësojmë një vepër madhështore që do t’i shërbejë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, deklaroi Reshitaj.

Simbolika e kësaj date dhe e këtij vendi, sipas saj, e bën edhe më të veçantë këtë ceremoni.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po luan një rol të rëndësishëm ne procesin e ndërtimit të rrugëve dhe autostradave në Kosovë, duke evituar prolongimet që kishin ndodhur në të kaluarën në procesin e shpronësimit të pronave”, deklaroi ministrja Reshitaj.

Reshitaj në emër të kryeministrit Haradinaj dhe zv/kryeministrit njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, dhe në emër të vetin siguroi qytetarët se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimin e autostradës Badofc-Slivovë-Kamenicë, me të cilën edhe Gollaku do të këtë autorrugën e saj me të cilën qytetarët do të intensifikojnë lidhjet e tyre familjare, shoqërore e ekonomike.

Edhe Punimet për autostradën që përplasi partnerët në Qeveri nisin të dielën Arbëri Punimet për autostradën që përplasi partnerët në Qeveri nisin të dielën

“Duke ndërtuar rrugë, ne ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane”, potencoi ministrja.

Reshitaj bëri edhe homazhe para lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Betejën e Zhegovcit.