Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në prezantimin e projektit kulturor me arkitektë të rinj të talentuar nga Kosova që implementohet nga Fondacioni Zviceran “Ibrahim Kodra”, para studentëve të arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
Siç njofton kumtesa, udhëheqësja e këtij fondacioni Maria Pacolli ka prezantuar mundësinë që studentët të përgatisin projekt-propozime në fushën e arkitekturës ku projekti më i mirë do të shpërblehet me studime falas në Akademia Kulturore Evropiane si dhe pjesëmarrje këtë vit në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut.
“Reshitaj falënderoi udhëheqësen e fondacionit Maria Pacolli për këtë mundësi për studentët kosovar, për të cilët edhe ajo ofroi përkrahje në zgjerimin e njohurive të tyre profesionale”, thuhet në komunikatë.
“Si ministre kam filluar procedurat për krijimin e odës së arkitekteve ku ju do të kontribuoni drejtpërdrejtë në krijimin e një planifikimi më të mirë hapësinor në Kosovë. Po ashtu, kam marrë vendim për krijimin e hartës zonale të Kosovës, e cila është njëri nga dokumentet kryesore për nivelin qendror të planifikimit hapësinor”, tha Reshitaj.
Reshitaj deklaroi që shumë shpjet Kosova do të ketë ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe kështu do të plotësohet korniza ligjore dhe sigurimet për implementim të plotë në krijimin e një planifikimi të duhur hapësinorë.
-
Reshitaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Evropiane
-
Regjistrimi i pronës në emër të çiftit bashkëshortor
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit
-
Japonia e interesuar për të ndihmuar ambientin e Kosovës