Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se në rast që partia e saj vendos për përjashtim atëherë ajo do ta ushtrojë detyrën e deputetes si e pavarur.
Reshitaj ishte deputetja e vetme e AAK-së që mori pjesë në seancën për votimin e presidentit, pavarësisht se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kishte thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë.
“Mendoj që është një moment historik meqë për herë të dytë u zgjedh një presidente grua. Mund ta them me shumë bindje për herë të parë në histori të vendit kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit. Unë jam pjesë e AAK-së. Nëse më përjashtojnë do të jem kandidate e pavarun por nuk e besoj që do të ndodhë kjo. Ky ka qenë vendimi im”, u shpreh Reshitaj.
-
Reshitaj sqarohet edhe një herë për pjesëmarrjen në votimin e presidentes
-
Reshitaj: Nuk kam mundur të lejoj që funksionalizimi i institucioneve të varet nga Lista Serbe
-
Haradinaj: Jemi të hapur nëse partitë e tjera gjejnë rrugë për konstituim të Kuvendit
-
Paqartësi në AAK për pozicionin e Albena Reshitajt në parti
-
Deputetja Reshitaj thotë se është kërcënuar dy herë