Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshitaj do që fondi ekologjik që vjelët nga qytetarët t’i dedikohet mjedisit

2.4 milionë është numri i vdekjeve në vit në gjithë botën vetëm nga shkaqet që lidhen me ndotjen e ajrit.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e konsideron këtë shifër alarmante, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ditën ndërkombëtare të quajtur “Pa Makina”, Reshitaj thotë se synim kryesor ka evitimin e përdorimit të makinave si ndotësit më të mëdhenj të ajrit.

Në aktivitetin e organizuar për këtë ditë morën pjesë qytetarë të shumtë, kryesisht adhurues të çiklizmit.

Reshitaj thotë të jetë duke shqyrtuar mundësinë që fondi ekologjik, për të cilin qytetarët paguajnë t’i dedikohet mirëmbajtjes së mjedisit, e jo të shkojë në buxhetin e përgjithshëm.