Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rëra afrikane prezent edhe të shtunën, fundjava në Shqipëri me kthjellime

Rëra afrikane vazhdon të jetë prezent në Shqipëri, por këtë të premte do të lokalizohet më shumë në ekstremin jugor.

Sipas Meteoalb, “përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet në ekstremin jugor të vendit. Por sërish e shtuna, megjithëse në përqendrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve të pluhurit dhe grimcave të resë në Ballkan”.

Përsa i përket parashikimit të motit, dita e sotme dhe fundjava parashikohet të sjellin kryesisht kthjellime mbi Shqipëri.

Temperaturat e ajrit për ditët në vijim, do të sjellin rritje të lehtë dhe graduale duke brë që minimalja dhe maksimalja në rang territori të luhatet nga 7 – 28˚C.

Artikuj të ngjashëm