Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura të larta në Shqipëri deri të premten

Moti në Shqipëri do të vijojë me kthjellime deri në mesjavë dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit por kryesisht në zonat Lindore.

Pjesa e dytë e javës sjell fuqizim të vranësirave në Shqipëri, si edhe shira më të konsiderueshëm; ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten, ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.

Artikuj të ngjashëm