Qendra Klinika Universitare e Kosovës, njofton se Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, do të shfrytëzohet për trajtimin e COVID-19.
Kjo do të bëhet për të sëmurët nga koronavirusi në Mitrovicë.
“Në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19 nga Mitrovica”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Tutje, thotë se kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.
Artikuj të ngjashëm
-
Përurohet Reparti i Pediatrisë në Mitrovicë
-
Fëmijët në Mitrovicë trajtohen në kushte të vështira e reparti i ri peng i pagesave
-
Mitrovica nis pagesat për COVID-19 dhe fëmijët e lindur gjatë 2020-s
-
Një pjesë e Klinikës së Neurologjisë shfrytëzohet për pacientë me COVID-19
-
Të prekurit me COVID-19 nga Mitrovica do të trajtohen në Vushtrri