Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka thënë se në aspektin juridik dhe kushtetues nuk ka ndalesë për kandidimin e tij si ministër në Kosovë.
Ai thotë se ka dy shtetësi, edhe atë të Maqedonisë së Veriut e edhe të Kosovës.
Reka në Rubikon të KTV-së tha se me përvojën e tij 25 vjeçare në fushën e integrimit evropian, mund të jap kontribut për përshpejtimin e procesit në këtë fushë.
Ai tutje ka treguar se pse nuk u emërua ministër i Punëve të Jashtme, ashtu siç ishte planifikuar në fillim.
“Pos bisedave preliminare, oferta konkrete ka qenë ditën e parë të këtij viti kur Kurti më ftoi dhe më tregoi se do të më ofrojë postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Pastaj zgjatja e koalicionit qeverisës dhe arritja në pikën ku posti i kryekuvendarit ishte nyja e zgjidhjes së problemit, ishte natyrisht që njeriu i dytë më i votuar i Vetëvendosjes të merrte një post të tillë. Duke pasur parasysh se i përkisja kësaj fushe, nuk e shoh si problem”, ka thënë ai.
Edhe
Reka: Me politikë të tillë me standarde të dyfishta, BE-ja s’mund ta jetësojë vizionin e saj
Ai thotë se çdo flijim që do të bëhej i cili rezultoi me një qeveri të shpresës, ja vlente.
Ai thotë se nuk kishte ndonjë shkelje të personalitetit me ndërrimin e ministrisë, nga ajo e para që ju premtua.
-
Reka jep gjashtë parimet për zgjerimin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor
-
Reka: Këshilli i Ministrave të BE-së zbehi përsëri “perspektiven evropiane” për Ballkanin
-
Reka e Cakaj bisedojnë për marrëveshjet dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Reka kërkon liberalizimin e vizave nga kryesuesi i PE-së, Picula