Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se luftimi i krimit të organizuar në Kosovë, si duket ndau BE-në dhe Anglo-Amerikanët.
Ai ka shkruar se derisa Brukseli i kërkon Kosovës përmbajtje, Uashingtoni dhe Londra mbështesin Qeverinë e Kosovës për aksionin e fundit në veri.
“BE-ja, që tash dy dekada kërkon nga shtetet e Ballkanit prova konkrete për sundim të ligjit, madje për këtë bllokoi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën; dje i kritikoi masat qeveritare të Kosovës për zbatimin e tij. Borell përcjellë verbërisht ‘doktrinën e neutralitetit’ për Kosovën nga autori i saj - bashkëkombasit të tij, Sollana. Fundja edhe në Bërdo u pa, anëtarësimi i Ballkanit në BE, pos reformave të brendshme të shteteve anëtare, tash do të varet edhe nga reformat e brendshme të vet BE-së’, ka thënë ai.
Sipas tij, Ambasada amerikane dhe ajo britanike në Prishtinë, ndërkaq nuk kanë dilema se Qeveria e Kosovës zbatoi ligjin në tërë territorin e Kosovës dhe se kështu duhet të vazhdojë mëtutje.
“Derisa BE-ja preferon stabilokracinë, në vend të demokracisë, SHBA dhe Britania e Madhe i kthehen burimeve origjinale të demokracisë liberale: askush mbi ligjin. Dallimi ka emër: demokraci vs. Stabilokraci”, ka shkruar tutje ai.
-
Rama: BE-ja të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim
-
BE: Mbyllja e strukturave paralele nuk i ndihmon Kosovës në heqjen e masave
-
BE-ja po i shqyrton masat ndaj Kosovës, nuk përfshihen vizat
-
REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion
-
Meta: Izolimi kaq i gjatë i Kosovës ishte diskriminues