Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rehabilitimi i kriminelëve

Serbia vazhdon t’i trajtojë kriminelët e luftës si “model” që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja. Ata i ka rehabilituar edhe në pozita të larta udhëheqëse.

Së fundi, gjenerali serb nga lufta në Kosovë, Vladimir Lazareviq, mbajti ligjëratën e parë para kadetëve të Akademisë Ushtarake në Beograd, me temën “heroizmi dhe njerëzimi i ushtarëve serbë gjatë operacioneve kundër terroristëve në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe bombardimet e NATO-s në Jugosllavi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjenerali në pension Lazareviq, i cili u prit si hero pas kthimit nga burgu në vitin 2015, ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 15 vjet burgim, për përgjegjësi komanduese për krime lufte në Kosovë. Ai para Akademisë u prit nga Toga e Nderit me nderime të larta dhe flamuj.

“Merre si ta marrësh, ishte profesionale dhe për mua sentimentale”, citohet të ketë deklaruar pas ligjërimit gjenerali serb. Bëhet e ditur se ligjërata e komandantit të Korpusit të Prishtinës u ndoq edhe nga shoku i tij i luftës, aktualisht shef i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, gjenerali Lubisha Dikoviq, si dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë së Serbisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.