Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë nga gripi i derrit. Mësohet se ai është Arben Sula, 48 vjeç nga qyteti i Elbasanit.
Sula ishte shtruar prej të mërkurës në Sanatorium, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele. Në Sanatorium janë dhe dy shtetas të tjerë të cilët janë prekur nga ky grip, të cilët po mbahen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Gripi i derrit është një sëmundje respiratore që prek edhe njerëzit. Përhapet nga kollitjet, teshtitjet dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me njerëz të infektuar. Simptomat janë temperatura e lartë mbi 39 gradë Celcius, dhimbja e kokës, muskujve, kolla, djegia e syve, të vjellat, etj.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania zbulon rastin e parë te njeriu me lloj të ri të gripit të derrave
-
Shqipëria konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve
-
Klinika Infektive e quan shqetësues gjendjen me gripin sezonal
-
Një i prekur nga gripi i derrave në Gjilan
-
Rikthehet në Shqipëri virusi AH1N1, ISHP “nuk është grip derri!”