Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Regjistrimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka karakter politik e jo statistikor

maq. shq.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka cilësuar jetik regjistrimin e shqiptarëve si qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, regjistrimi i shqiptarëve ka karakter politik e përfaqësues dhe jo vetëm statistikor.

Në Express Intervistën në KTV, Grubi ka thënë se të drejtat e komuniteteve në Maqedoninë e Veriut përcaktohen nga përqindja e përfaqësimit të tyre të përgjithshëm në popullatë. Edhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare varet nga kjo, ka thënë ai.

“Më 2001, mbi 25 për qind të popullatës. Përputhshmërisht janë të përfaqësuara edhe në edhe gjuhë edhe flamurin kombëtar. Më 2011, 10 vjet pas u përpoqëm të regjistrojmë sërish, por për shkak të konflikteve mes nesh dhe VMRO-së për metodologjinë, dështoi procesi dhe me ligj të miratuar u ndërpre regjistrimi pa përfunduar fare. Mësimet që i morëm më 2011 u përpoqëm t’i evitojmë e të mos përsëriten më 2021 dhe miratuam një ligj shembullor bashkë me partnerët, ligj që parandalon çfarëdo qoftë manipulimi”, ka thënë ai.

Sipas tij, për herë të parë tash lejohet regjistrimi i diasporës. Ai ka thënë se çdo regjistrim do të kalojë në disa shkallë verifikimi dhe nuk do të lejohet asnjë manipulim.

“Po shpresoj që gjithçka do të shkojë në rregull dhe rezervat e komunitetit maqedonas tashmë janë tejkaluar sepse kanë kuptuar që sa më lojal do të jetë shteti ndaj qytetarëve, aq më shumë lojalë do të jenë qytetarët. Zhvillimi i komuniteteve nuk cenon të drejtat e komunitetit kryesor në Maqedoni. Kemi tre universitete shtetërore që zhvillojnë mësim në gjuhën shqipe. Në Shkup s’ka shkollë që nuk ka mësim edhe shqip. Është gjuhë zyrtare. Kur i udhëheq mbledhjet e qeverisë flasim shqip. Menaxhojmë territor më shumë se që ka territor Kosova. Kemi pozita goxha drejtuese. Kryetarin e Kuvendit, kryetarin e Gjykatës Supreme, zëvendëskryeministër i parë. Ministria e jashtme, të brendshme, të mbrojtjes....”, ka thënë ai.

“Është jetike shqiptarët që jetojnë jashtë të regjistrohen e të na ndihmojnë në zhvillimin e politikave në Maqedoni. S’është vetëm operacion statistikor, por politik nga i cili varen të drejtat e komuniteteve për përfaqësim të tyre. Jam i bindur që të drejtat e shqiptarëve janë të pakthyeshme”, ka thënë ai.

Grubi ka bërë të ditur se po synohet regjistrimi i rreth 300 mijë qytetarëve në diasporë. Deri sot janë regjistruar rreth 83 mijë, kryesisht nga Zvicra e Gjermania.

Edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shtyn regjistrimin e popullsisë Botë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shtyn regjistrimin e popullsisë

E ka quajtur akt kombëtar regjistrimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Afati për regjistrim mbyllet më 21 prill.