Nga hedhja e paligjshme e mbeturinave në fshatin Sllatinë e Poshtme të Komunës së Vitisë është krijuar një deponi
Kryetari i fshatit, Neritan Demelezi, ka thënë se ato po hidhen nga banorë, të cilët po refuzojnë t`i kryejnë obligimet ndaj kompanisë së pastrimit “Ekohigjiena”, shkruan sot Koha Ditore.
“Do të mundohem që përmes Komunës edhe banorët e tjerë të futen në sistemin e menaxhimit të mbeturinave. Këtë gjendje po e krijojnë vetë banorët, të cilët po hedhin mbeturina. Tash nuk kam informacione se kush është në menaxhimin e kompanisë, sepse jam i ri në këtë pozitë si kryetar i fshatit dhe ende 1 muaj nuk i kam bërë në këtë pozitë dhe gradualisht do të merremi me këtë, sepse jam duke caktuar një mirëmbajtës për varrezat dhe besoj se do të angazhohem edhe për mbeturinat. Mirëpo me aq sa kam informacione pjesa më e madhe e fshatit i kryejnë pagesat ndaj kompanisë së pastrimit”, ka thënë ai.
Kurse kryeshefi ekzekutiv i “Ekohigjienës”, Senad Ramaj, ka thënë se deponitë ilegale janë specifikë më shumë për vendbanimet rurale.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Fshatrat Banullë e Sllovi në hall me deponitë ilegale të mbeturinave
-
Lipjanasit ankohen për deponitë, Komuna i fajëson qytetarët
-
Banorët e Miradisë e Vragolisë në hall nga mbeturinat inerte
-
Gora refuzon “Ekoregjionin”, mbeturinat hidhen vend e pavend
-
Grevistët: Komuna synon ta falimentojë “Pastrimin”