Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Refuzohet ideja që në Prishtinë të shtrenjtohen shërbimeve shëndetësore për joprishtinasit

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë të enjten në Kuvend, një propozim-vendim për t’i ngritur trefish çmimet e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunave të tjera që nuk janë të regjistruar si banorë të kryeqytetit.

Mirëpo, ky propozim u hodh poshtë nga këshilltarët komunalë, disa prej të cilëve e vlerësuan si diskriminues dhe të kundërligjshëm. Ai mori 16 vota kundër, 14 pro dhe një abstenim.

Kryetari Shpend Ahmeti, që erdhi në seancën e së enjtes vetëm kur u diskutua kjo pikë, tha se ofrimi i shërbimeve në mënyrë të barabartë është bërë i pamundur dhe i kushtueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo


Përpos opozitës, në mesin e këshilltarëve komunalë që votuan kundër propozimit, kishte edhe anëtarë të partive që qeverisin me Prishtinën.
 

Propozimin e ka vlerësuar të kundërligjshëm edhe INPO, organizata që monitoron punën e Komunës.

Kryetari Shpend Ahmeti theksoi se marrin buxhet nga niveli qendror vetëm për 200 mijë banorët e Prishtinës që janë të regjistruar, ndërsa ofrojnë shërbime për mbi 400 mijë qytetarë, përfshirë edhe për ata të Fushë-Kosovës, Lipjanit dhe Obiliqit.
 

Për këtë, ai kërkoi që t’i bëhet presion Qeverisë për t’i paguar shërbimet që ofrohen ndaj qytetarëve të komunave tjera.