Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Refuzohet apeli, Thaçit i vazhdohet paraburgimi

Hashim Thaçi - Hagë

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara.

Gjykata e Apelit në Speciale ka hedhur poshtë ankesën e Thaçit kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilën urdhërohet vazhdimi i paraburgimit të Thaçit.

Sipas Panelit të Apelit ekziston rreziku që Thaçi të arratiset apo ndërhyjë në drejtësi.

Thaçi gjendet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai akuzohet për krime lufte.

|Më 22 gusht 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin më të fundit nga Hashim Thaçi kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit të tij”, thuhet nga Dhomat e Specializuar.

Artikuj të ngjashëm