Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reforma që i sjell Kosovës 25 milionë euro nis me trajnime

Ministria e Administratës Publike, për mbështetje të zbatimit të Reformës së administratës publike, sot ka filluar trajnimin katërditor për institucionet e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Kontratës së nënshkruar vitin e kaluar me Komisionit Evropian, në bazë të së cilës vendi përfiton 25 milionë euro

e reformës sektoriale të administratës publike të Kosovës, e cila këtu po realizohet për herë të parë, përqendrohet në strategjitë relevante ekzistuese si Strategjia për modernizimin e administratës publike (SMAP), Strategjia për rregullim më të mirë dhe Strategjia për përmirësimin e planifikimit dhe koordinimit të politikave si dhe Agjenda Evropiane e Reformave (ERA), thuhet nëp njoftimin e kësaj ministrie.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se hyrja ne fuqi e Kontratës së reformës sektoriale avancon marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe është tregues se Komisioni Evropian konsideron se ka pjekuri institucionale dhe kapacitete profesionale për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore Kosovës, nëse Qeveria arrin të zbatojë synimet e akorduara me kontratë. Më tutje ministri Yagcilar shtoi se “Kosova do të përfitojë 25 milionë euro nga Komisioni Evropian, nëse kemi zbatim të suksesshëm të Kontratës. Zbatimi i suksesshëm i saj nënkupton modernizim të administratës publike dhe përmirësim të shërbimeve publike për qytetarët, përftime financiare për Kosovën dhe përafrim të vendit me Bashkimin Evropian, prandaj zbatimi i Kontratës së reformës sektoriale është prioritet kryesor për MAP dhe Qeverinë e Kosovës”

Siç tha ministri Yagcilar Kontrata ka tetë indikatorë kryesorë, të cilët adresojnë sfidat kyçe në sektorin e administratës publike, siç është miratimi i Ligjit për organizimin e administratës publike, Ligjit për shërbimin civil dhe Ligjit për pagat. Kontrata dallon nga mbështetja e kaluar e Komisionit Evropian për dy arsye kryesore. Fillimisht, kontrata fokusohet në politikat kombëtare dhe financon reforma të cilat janë identifikuar dhe hartuar nga vetë Qeveria e Kosovës dhe rrjedhimisht kemi pronësi të plotë të procesit, që reflekton nevojat e identifikuar nga vetë ne, dhe e dyta - përkrahja buxhetore kushtëzohet me zbatimin e objektivave të sektorit. Prandaj, ky trajnim sot është shumë i rëndësishëm që institucionet të jenë të përgatitura për mënyrën si të koordinohet zbatimi dhe të raportohet tek Bashkimi Evropian për realizimin e kontratës”.

Në kuadër të Kontratës së reformës sektoriale janë tetë indikatorë kryesorë për vitin 2019, që Qeveria duhet t’i plotësojë.