Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Philip T. Reeker e ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Pragë, ka njoftuar ambasadori i Kosovës, Arbër Vllahiu.
“Jashtëzakonisht i nderuar me vizitën e ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Philip T. Reeker në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë. Një nder i veçantë për të pasur mysafir z. Reeker, mikun e Kosovës në shtëpinë e Kosovës në Pragë e për të ndarë për pak çaste pikëpamje për çështje të ndryshme. Kosova është e bekuar me miqësinë e përhershme me SHBA-në”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Reeker: SHBA-ja vazhdon ta mbështesë integritetin territorial të Kosovës
-
Lajçak e Reeker flasin për bashkëpunimin SHBA-BE në dialogun Kosovë-Serbi
-
Veseli dhe Palmer flasin për zhvillimet e fundit dhe partneritetin ndërmjet dy vendeve
-
Palmer nesër në Prishtinë mban takim me studentë dhe shoqërinë civile
-
Thaçi takon Reekerin dhe Palmerin, ritheksohet mbështetja e SHBA-së për Kosovën euroatlantike