Rreth 11 metra ka rënë niveli i ujit në Liqenin e Batllavës, shkaku i mungesës së reshjeve të shiut e borës.
Një gjendje e tillë e rëndë ishte edhe në vitin 2013, e banorët në këtë pjesë janë të shqetësuar me situatën, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëkëtë, ata po kërkojnë të shfrytëzohet rënia e nivelit të ujit për thellimin e këtij liqeni, por edhe pastrimin nga mbeturinat, në mënyrë që kur të ketë reshje të shiut, të akumulohet ujë më shumë.
Por, një gjë të tillë po e konsideron të pamundur drejtori i Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, i cili thotë se thellimi i liqenit nuk do të siguronte ujë më shumë.
Nëse niveli i ujit vazhdon të bjerë, atëherë Ilir Avdullahu – Drejtori i KUR “Prishtina”, thotë se janë të pashmangshme reduktimet për qytetet, të cilat i furnizon me ujë të pijshëm Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës.
Sipas tij, tashmë është duke u përgatitur plani dhe nga muaji shkurt do të nisë së zbatuari.
Avdullahu shton se reduktime do të kishte edhe tash, po të mos ishte Liqeni i Ujmanit, nga i cili, aktualisht po furnizohen më shumë me ujë.
Mungesa e reshjeve të borës në muajt e fundit, por edhe shiut paraprakisht, e ka përkeqësuar në përgjithësi gjendjen me ujë të pijes në të gjithë Kosovën.