Nëse Lëvizja Vetëvendosje merr mandatin qeverisës më 12 qershor atëherë dialogu me Serbinë do të ndërpritet. Reciprociteti do të jetë parimi themelor sipas LVV-së që dialogu të vazhdojë.
Kjo sipas Liburn Aliu, kandidat për deputet nga lista e këtij subjekti vjen prej asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshjen e Asociacionit Aliu e konsideron si të keqen më të madhe, e cila u ndalua nga rezistenca qytetare dhe opozita.
“Arritja më e madhe është që u arrti ndalja e Zajednicës. Është ndalë Zajednica dhe jemi në fazën që duhet të merremi tutje me të. Tash duhet ta çojmë çështjen deri në fund. Jemi në momentin e kthesës së madhe historike. Një rezistencë e madhe e qytetarëve dhe opozitës në Kuvend ja arriti me ndalë një marrëveshje të dëmshme”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Vetëvendosje parasheh dërgimin dhe shqyrtimin e Marrëveshjes për Asociacionin në Komisionin e Venecias dhe diskutim për të me qytetarët serbë e Kosovës.
“LVV mendon që marrëveshje e prillit të vitit 2013 duhet të shqyrtohet në Komisionin e Venecias dhe paralelisht me këtë të hapë diskutimi me serbët lokalë”, ka thënë ai.