Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar rezidentet gra në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.
Reçica tha se MPMS do të mbetet e angazhuar për rritje të mirëqenies për të gjitha kategoritë, me fokus për gratë.
“Gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është obligim i gjithsecilit nga ne si pjesë e shoqërisë. Le të shërbejë kjo ditë për rritje të përpjekjeve për avancim të të drejtave të grave”, tha ministri.
Reçica me këtë rast uroi të gjitha gratë për 8 Marsin.
Artikuj të ngjashëm
-
8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas, në Kosovë protestohet e festohet
-
8 marsi, Dita Ndërkombëtares e Gruas, në Kosovë festohet dhe protestohet
-
Reçica premton rritje të pensioneve bazë për të moshuarit
-
Thaçi: Duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas
-
Reçica: Punëtorët në Kosovë meritojnë kushte më dinjitoze për punë