Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot ka organizuar ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit të ish-ministrit Safet Kamberi dhe ministrit të ri të kësaj ministrie, Skënder Reçica.
Gjatë këtij takimi, ish-ministri Kamberi ka uruar Reçicën për postin e tij duke e njoftuar me të arriturat dhe sfidat që e presin këtë ministri, ku njëkohësisht bëri edhe dorëzimin e mandatit të tij si ministër.
Ndërkaq ministri i sapozgjedhur i MPMS-së, Skender Reçica ka shprehur falënderime për punët dhe angazhimet e deritanishme që janë bërë duke u shprehur optimist se angazhimi i tij do të jetë maksimal në arritjet dhe objektivat që e presin këtë ministri.
Artikuj të ngjashëm
-
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin
-
Dorëhiqet sekretari i Shëndetësisë i Starmerit, Wes Streeting
-
Starmerin pritet ta sfidojë të enjten sekretari i tij i Shëndetësisë, Wes Streeting