Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori sot pjesë në tryezën mbi prezantimin e gjetjeve të studimit të fizibilitetit për krijimin e Fondit të Punësimit në Kosovë, të prezantuara në bashkëpunim me UNDP, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Reçica tha se Kosova ka nevojë për krijimin e një fondi të qëndrueshëm të punësimit, me qëllim që të kontribuojë në zvogëlimin e papunësisë, dhënien e mundësive të punësimit të të rinjve, përfituesve nga kategoritë sociale, të cilët mund të inkuadrohen në tregun e punës.
“Ky fond të kontribuojë që të realizojmë objektivin tonë, që çdo familje në Kosovë të ketë të paktën një të punësuar”, tha ai, transmeton Koha.net.
Gjetjet e prezantuara në konferencë janë një fillim i mbarë për punën e mëtejme që rekomandimet dhe propozimet për krijimin e fondit të punësimit të dërgohen për miratim.
Rëndësia e këtij fondi konsiston në peshën dhe vëmendjen që është duke dhënë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe angazhimin e saj në drejtim të punësimit, aftësimit profesional dhe mirëqenies më të mirë sociale të qytetarëve të Kosovës.
Reçica, në fund theksoi se bashkëpunimi me Organizatat Ndërkombëtare, në këtë rast me UNDP do të thellohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta.
-
Reçica: Rritja e punësueshmërisë kërkon reforma ligjore dhe modernizim të shërbimeve të punësimit
-
Reçica në Beograd thotë se Kosova përballet me shkallë të ulët të punësimit
-
Reçica thotë se do të përkrahë të gjitha institucionet që krijojnë kushte për zvogëlimin e papunësisë
-
Reçica në konferencën ministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor tregon sfidat e Kosovës
-
Kosova parapëlqen përvojat e Portugalisë në punësim