Komuna e Kaçanikut, nga buxheti vetjak në vlerë prej afër 20 mijë eurosh, ka nisur fazën e dytë të projektit për instalimin e kamerave të sigurisë brenda qytezës.
Ky projekt ka rrjedhë derisa në qytezën e Kaçanikut është përhapur në masë mjaft të madhe vandalizmi, duke dëmtuar stolat, ndriçimin publik, shportat për mbeturina etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nëpërmjet një komunikate shtypi Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se në vazhdën e investimeve dhe projekteve kapitale, është orientuar edhe në sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe hapësirave publike.
“Tashmë ka nisur pjesa e dytë e projektit: “Rregullimi i kamerave te qytetit”, projekt i financuar në tërësi nga Komuna. Sipas projektit, janë edhe disa kamera mobile (të lëvizshme), të cilat do të vendosen sipas nevojës së paraqitur, në afërsi të deponive pa leje, ku synohet të bëhet eliminimi i tyre, ku me kamera do të monitorojnë inspektoret komunalë. Vlera e projektit është 18.789.00€ - investim komunal, ndërsa mbikëqyrja dhe monitorimi i kamerave do te behet nga Policia e Kosovës – stacioni policor në Kaçanik”, thuhet në komunikatën e Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kamerat e shtrenjta të komunës nuk monitorohen nga policia, shkak mungesa e objektit
-
Komuna e Prizrenit inicion tender të ri në vlerë 930 mijë euro për kamerat e sigurisë
-
Komuna e Prizrenit hap tender për studimin e fizibilitetit për kamerat e sigurisë
-
Policia kërkon funksionalizimin e kamerave vëzhguese të sigurisë në Prizren
-
Buxheti i Kaçanikut për vitin 2020 arrin shumën mbi 9 milionë euro