Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar për ndalimin prej 48 orësh të pjesëtarit të FSK-së për dyshimin se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur 15-vjeçare.
Pjesëtari i FSK-së ndalohet për keqpërdorim seksual të 15-vjeçares
Përmes Facebookut, Ramadani rastin e ka quajtur të papranueshëm, të dënueshëm dhe të patolerueshëm.
“Ky rast i dyshuar nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e Forcës sonë! Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuaren dhe familjen”, ka shkruar Ramadani.
“Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim. Deri në vendimin gjyqësor, të gjitha masat ligjore do të zbatohen”, ka shkruar ai.
-
Pjesëtari i FSK-së ndalohet për keqpërdorim seksual të 15-vjeçares
-
Prokuroria ka prova se ushtari i FSK-së ka keqpërdorur seksualisht të miturën
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit që sulmoi seksualisht 11-vjeçaren