Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me disa sondazhe që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe në të cilat thuhet se po organizohen nga ky institucion.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për KOHËN se KQZ-ja asnjëherë nuk ka organizuar sondazhe dhe as nuk organizon.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë të pavërteta sondazhet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale si të organizuara nga KQZ-ja. Nuk është aspak e vërtetë që KQZ-ja ka organizuar ndonjë sondazh të çfarëdo natyre. Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos japin të dhënat e tyre që u kërkohen, sepse ato mund të keqpërdoren”, tha Elezi.
Artikuj të ngjashëm
-
DnV-ja kritikon KQZ-në për mungesë filtrash ndaj komisionerëve
-
Kryeziu: KQZ-ja mos t'i transferojë përgjegjësitë institucionale te një kompani private
-
KQZ-ja nis publikimin e rezultateve
-
KQZ-ja vendos në dispozicion linja telefonike për raportimin e parregullësive dhe informimin e votuesve
-
KQZ: Janë numëruar mbi 200 vendvotime