Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raushiqi bëhet me rrjet kanalizimi

Në fshatin e dytë për nga numri i popullatës në Komunën e Pejës, këto ditë gjendet në fazën e fundit ndërtimi i kanalizimit të gjatë mbi 11 kilometra.

Rrjeti i kanalizimit do të mbulojë tërë fshatin dhe aktualisht kanë mbetur edhe dy-tri mëhalla për të përfunduar projekti i nisur vitin e kaluar në bashkëfinancim të Ministrisë së Infrastrukturës me 100 mijë euro dhe Komunës së Pejës me 80 mijë euro.

Banorët e këtij fshati më tepër po i gëzohen këtij projekti të realizuar nga fakti se ai do t’ua largojë kundërmimin gjatë stinës së verës prej ujërave të zeza që derdheshin në kanalet e hapura nëpër fushat e fshatit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.