Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raundi i dytë e testit të Maturës me më pak nxënës, respektim më i mirë i masave ant-Covid

Rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, po mbajnë testin në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Afatit të dytë në provimin e Maturës Shtetërore, në gjimnazin “Sami Frashëri”, në Prishtinë i janë nënshtruar 77 nxënës, transmeton KP. 

Në hyrje të shkollës atyre u është matur temperatura, përderisa klasat kanë qenë të pajisura me dezinfektues dhe masa të tjera për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Fejzullahu, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit.

Derisa ka theksuar se në të gjitha klasat janë të vendosur vetëm nga 11 nxënës.

Edhe Rreth 8.300 maturantë iu nënshtruan testit të maturës në afatin e dytë, rezultatet publikohen më 16 tetor Arbëri Rreth 8.300 maturantë iu nënshtruan testit të maturës në afatin e dytë, rezultatet publikohen më 16 tetor

“Siç e dini sot pjesa e dytë e testit të maturës mbahet në Republikën e Kosovës. Në gjimnazin ‘Sami Frashëri’, 77 nxënës i nënshtrohen testit. Në orën 10 ka filluar shpërndarja e testeve, tash të shohim mbarëvajtjen. Nga fillimi i procesit mësimor përgatitjet kanë qenë të gjitha, kështu që ne vetëm i kemi pasur listat, i kemi përgatitë klasat, ku mbi 11 vet nuk janë nëpër klasë, mjetet dezinfektuese janë dhe vetëm i urojmë suksese”, ka thënë ai.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se në procesin e testit të maturës, janë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës.