Sipas dëshmitares Maria Toivonen, askush në kampin e EULEX-it nuk kishte mendim të mirë për ish-kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale, Isabelle Arnal.
Toivonen, që për 3 vjet kishte punuar në EULEX si hetuesja kryesore në rastin MTPT, tha të ketë dëgjuar thashetheme në kamp që Arnal kishte kërkuar gjithsesi dënimin e Fatmir Limajt, por jo nga ajo drejtpërdrejt, raporton KTV.
Toivonen, me kërkesë të prokurorit, ka vazhduar të lexojë edhe një sërë komunikimesh elektronike të supozuara ndërmjet të akuzuarve Endrit Shala e Florim Zuka.
Në rastin MTPT, përveç Fatmir Limajt, të akuzuar janë edhe Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku e Florim Zuka.
Artikuj të ngjashëm
-
Në fund të javës pritet aktgjykimi në rastin ndaj Limajt dhe të tjerëve
-
Ish-prokurorit të EULEX-it nuk i kujtohet nëse ka pasur ekspertizë të SMS-ve në rastin MTPT
-
Lushtaku: Që 13 vjet jam i penalizuar dhe i përndjekur nga EULEX-i
-
Avokati i Shalës: Për dënimin e tij u përdorën deklaratat që i ka dhënë pa praninë e avokatit
-
Dy eksperte mjekoligjore kanë dëshmuar në gjykimin kundër Pjetër Shalës